Enterprise Support Agency ESA-Tetovo

Agjencia për përkrahjen e ndërmarrjeve, ESA Tetovë organizon panairin tradicional të 9-in me rradhë. ESA EXPO 2009 Panairi do të mbahet prej 21 deri 23 Maj 2009, në foajet e Qendrës së Kulturës në Tetovë, ku do të marrin pjesë ndërmarrje të vogla dhe të mesme nga regjioni i Tetovës dhe më gjërë, poashtu pjesëmarrës do të jenë edhe projekte ndërkombtare dhe të vendit të cilat në programet e tyre përfshijnë përkrahje teknike dhe finansiare për Ndërmarrjet e Vogla dhe të Mesme në Maqedoni. Të gjithë pjesëmarrësit do të kenë rastin të prezentojnë prodhimet dhe shërbimet e tyre si dhe të realizojnë kontakte direkte me afaristë të vendit dhe të huaj. Panairi është i hapur për të gjitha ndërmarrjet e interesuara për pjesëmarrje. Për shkak të kapacitetit të vogël hapsinor të foajes të Qendrës së Kulturës numri i pjesëmarrësve është i kufizuar. Hapësira minimale që mund të rezervohet është 6,25 m2. Afati i fundit për paraqitje dhe regjistrim të pjesëmarrjes është 09 Maj 2008. Informata më të hollësishme dhe regjistrimi bëhet në zyrën e Agjencis ESA Tetovë në adresë Rr. "Ilindenit" p.n. (blok 87), nëpërmjet tel: 044 350 960 dhe e-mail: esate@mt.net.mk

Published on 07.06.2010